Kryeministri Edi Rama bëri për dush të ftohtë pjesëmarrësit në Asamblenë Kombëtare kur tha se kundërshtari më i rre zikshëm i Partisë Socialiste është vetë Partia Socialiste dhe vlerësoi se si parti në pushtet, PS po i kujton filmin e famshëm shqiptar, “Koncert në vitin ’36”.
“Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, dhe as të mbahet gja llë si një moçal interesash të rretheve të privilegjuara.
E vërteta e h idhur është se pavarësisht dallimeve tona me rivalët, pasqyra e partive shqiptare në pushtet qysh prej 30 vjetësh në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit ‘Koncert në vitin 36’.
Në vend të asaj parisë në film kemi një trupë drejtorash dhe shefash që rendin ta rrethojnë deputetin apo të deleguarin sapo shfaqet në territor. Të gjithë bashkë rrethojnë kryetarin e partisë kur zbret në territor”, tha z.Rama.
Kurse shtoi: “Punësimi në shtet i familjeve të anëtarëve duhet të konsiderohet e dë shtuar, nuk i sjell asgjë të re PS-së, veçse një pikë tjetër uji vazhdon gë rryen gur-themelin e saj. Kush i mban ata lidhur me qëllimet e përbashkëta? Po derën kush ua hap atyre dhe si i dëgjon, sa i dëgjon, ata që kanë fatin t’iu hapet dera, pasi na e kanë dhënë votën?
Në pamundësi për të rendur më tutje, por edhe kjo parti rre zikon të katandiset si motrat e veta, kashtë e k oqe. Tani nuk po fusim dhe tonën, do ta merrte për fare në rrugën e djallit, llu mi i llu mit e lloj lloj sh arlatanëve e pelivanëve siç ka ndodhur në vendet e tjera”.
“Rre ziku vjen nga mendimi se nuk na mund kush sa të kemi atë krijesë am orfe me dhëmballë të pr ishur që quhet Partia Demokratike. Rr eziku vjen nga mendimi se ata të mblidhen, të rimblidhen, të stërmblidhen, të hidhen, PS-së nuk kanë çfarë i bëjnë. Por, PS ka kundërshtar shumë më të rre zikshëm sesa ata: jemi ne. Ne mund ta bëjmë që PS-ja, nga një zgjedhje e qartë e shqiptarëve, të kthehet në zhgë njimin e tyre. Nëse PS-ja bëhet zhg ënjimi i tyre, PS-ja do të jetë relike, njësoj si simotrat e veta. Dhe sfida e sf idave e mandatit të tretë është ajo mes nesh dhe vetvetes, si individë dhe si familje politike”, tha Rama.