Loading...

Nuk do të jetë më ministre e drejtësisë, flet Etilda Gjonaj: Unë besoj që në katër vite kam dhënë maksimumin tim!

Nga sot Etilda Gjonaj nuk do të jetë më ministre e drejtësisë, pasi në vendin e saj Edi Rama propozoi Ulsi Manjën, i cili derimë tani ka mbajtur postin e kryetarit të komisionit të ligjeve. Për Gjonajn 4 vite në krye të drejtësisë kanë qenë të mjaftueshme për kryerjen e reformave, ndërsa i uroi suksese kolegut të saj Manja.

Gjonaj në katër vitet e ardhshme do të mbajë postin e sekretares për gruan në PS, si dhe do të jetë pjesë e Kuvendit si deputete.

Gjonaj:

Është një vendim që kryeministri e ka parë të dobishëm për mandatin e tretë. Besoj se do të arrijnë të çojnë deri në fund objektivat dhe projektet e mandatit të tretë.

Unë besoj që në katër vite kam dhënë maksimumin tim, edhe falë mbështetjes së një ekipi shumë të mirë, PS, dhe partnerëve ndërkombëtarë, ne kemi arritur rezultate që do të çohen përpara dhe nga kolegu Manja.

Unë besoj që një ministër me një mandat 4 vjeçar është i mjaftueshëm. Unë i uroj shumë suksese zoti Manja, kam bindjen që do të çojë përpara arritjet e nisura.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com