Lajm i tr ishtë, ditë z ie për futbollin shqiptar. Është nd arë nga jeta në mënyrë të papritur, pas një ataku k ardiak, ish-futbollisti i shquar i Lu ftëtarit, më pas trajner dhe drejtues i skuadrës gjirokastrite.
Mustafa Hysi ishte personalitet me shumë kontribute në futbollin e vendit tonë. Aktualisht, ai mbante detyrën e administratorit të AF Lu ftëtari, ekip i krijuar nga bashkia për të përfaqësuar qytetin nga kategoritë inferiore.
Synimi i tij ishte për më lart, deri në Superiore, ku vetë me plejadën e ndritur të bashkëlojtarëve gjirokastritë garuan me shumë sukses. Mustafa Hysi ishte një nga simbolet e Lu ftëtarit në vitet 80-të. Ai ka kryer disa herë detyrën e trajnerit të bluzinjve, në të dyja kategoritë; të Parën dhe Superiore.
Nuk ka vonuar as ng ushëllimi i kreut të FSHF-së, Armand Duka, përmes rrjeteve sociale:
“Të dashur miq,
Mësova sot lajmin e hi dhur të nda rjes nga jeta të një prej njerëzve që i ka dhënë shumë futbollit të Gjirokastrës, Mustafa Hysi. Fillimisht si lojtar i Luftëtarit, një nga emrat më të dashur për publikun gjirokastrit sëbashku me Bonin, Kallucin, Brahon dhe Seitin në fillimin e viteve 80’, Hysi ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin shqiptar.
Mustafai e donte shumë këtë skuadër, ku edhe pasi vendosë të varë këpucët si futbollist, vendosi t’i bashkohej stafit drejtues, duke qenë trajner dhe drejtues i Luftëtarit për disa sezone me rradhë.
Mustafa Hysi perveçse një futbollist dhe trajner shumë i mirë, ishte dhe një mik i mrekullueshëm. Do më mungojë personalisht mua e të gjithë miqve të tij të shumtë.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e Hysit. I paharruar miku im Mustafa Hysi!”