Dasmorët “zbrazin xhepat” në valle! Erion Braçe:
Zv.kryeministri Erion Braçe shkruan i rev oltuar për paratë që hidhen në valle, tashmë traditë e dasmave shqiptare. Ai i quan këto veprime “kulturë mi zerable” dhe thotë se dasmorët nuk kanë respekt për paranë.
“Nuk di kush e futi kete “tradite” mes dasmave shqiptare, por ka me shume se 10 dite qe dikush mi poston keto pamje. Dhe nje gje mendoj; Sa pak respekt ka per njeri tjetrin ne kete vend, mundesine e panundesine e tij, qofte ky dhendri apo ajo nusja”, shkruan Braçe.
Postimi i Braçes:
Hare e madhe! Dasma gjithandej!
Dhe patjeter; kultura miz erabel e gjuajtjes me leke te nuses e dhendrit, madje duke ua ngjitur me pesht yme ne ball, vijuar me he dhjen e lekut ne ajer ne kercim e siper per te deshmuar statusin e parashumit ne mes te shoqerise e krushqise, shoqeruar nga nje muzike e tm errshme!
Nuk di kush e futi kete “tradite” mes dasmave shqiptare, por ka me shume se 10 dite qe dikush mi poston keto pamje. Dhe nje gje mendoj; Sa pak respekt ka per njeri tjetrin ne kete vend, mundesine e panundesine e tij, qofte ky dhendri apo ajo nusja!
Por edhe sa pak respekt ka per TE ARDHURAT, parane ne kete vend!! Nuk di c’jane keta qe gjuajne me para apo “bejne spektakel” me para neper keto dasma; Por nje gje e di fare mire: Nuk kane respekt per mundin, djersen dhe parane e ardhur prej tyre!