Loading...

Ja kur mblidhet Parlamenti i ri/ Presidenti Meta njeh zgjedhjet dhe nxjerr dekretin

Parlamenti i ri do të mblidhet me 10 shtator. Ky është dekreti i nxjerrë nga presidenti Ilir Meta. Pas mbylljes së të gjithë procesit zgjedhor të 25 prillit, Meta ka dhënë dakordësinë e tij për të thirrur Parlamentin, edhe pse më parë kërcënonte se nuk do të mblidhte Kuvendin e ri, nëse zgjedhjet nuk ishin sipas standardeve.

“Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në dekretin e presidentit.

Pas këtij akti i hapet rruga mbledhjes së Parlamentit dhe zgjedhjes së drejtuesve të rinj të Kuvendit, pasi deputetët të jenë betuar. Më pas sfida tjetër do të je të formimi i qeverisë së re dhe votëbesimi në Parlament.

Vendimi i plotë

D E K R E T

PËR THIRRJEN E MBLEDHJES SË KUVENDIT TË PORSAZGJEDHUR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 65 pika 1, 67 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, si dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX-të të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 09.09.2021,

D e k r e t o j:

Neni 1

Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13207

Tiranë, më 01.09.2021

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com