Loading...

Orikumi – Identifikohen rastet e para te mushkonjes me malarie ne Vallto !

Janë identifikuar rastet e para të mushkonjës me malarie në Vallto. Kjo mushkonjë fluturon deri në 30 km larg.
Krahina Orikum Dukat Tragjas Radhimë rrezikohet nga sëmundja vdekjeprurëse e malaries për shkak të kënetëzimit të qëllimshëm të Valltos. Mavropartitë na kanë marrë pronën dhe nuk janë mjaftuar me aq por tani po e kthejnë pronën tonë në burim vdekjeje për ne dhe fëmijët tanë.
Kuvendi i Krahinës ju bën thirrje për të reaguar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më 2013 u infektuan me malarie mbi 198 milionë njerëz dhe si pasojë vdiqën rreth 584.000 veta. Afro 83 për qind e tyre ishin fëmijë nën pesë vjeç. Ajo kërcënon gati njëqind vende dhe zona të botës, duke rrezikuar rreth 3,2 miliardë njerëz.

1 ÇFARË ËSHTË MALARIA?
Malaria është sëmundje që shkaktohet nga parazitë. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, të dridhura, djersitje, dhembje koke e muskujsh, të përziera dhe të vjella. Ndonjëherë simptomat mund të përsëriten çdo 48 deri në 72 orë, në varësi të llojit të parazitit dhe të periudhës së infektimit.

2 SI PËRHAPET?
Parazitët e malaries—protozoarë që quhen Plasmodia—futen në qarkullimin e gjakut me anë të pickimit mushkonjës femër Anopheles.
Parazitët hyjnë te qelizat e mëlçisë, ku shumohen.
Kur çahet një qelizë mëlçie, parazitët dalin dhe pushtojnë rruazat e kuqe të gjakut. Aty vazhdojnë të shumohen.
Kur çahet një rruazë e kuqe gjaku, parazitët dalin dhe bëjnë namin duke infektuar edhe më shumë rruaza të kuqe gjaku.
Ky cikël vazhdon e vazhdon. I infektuari shfaq simptoma tipike të malaries sa herë çahen rruazat e kuqe të gjakut.

Artikulli nga faqja ne facebook e Kuvendi Dukat. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com