Loading...

Ngjarja ne fshat, nuk e lejon te kaloje me bageti dhe dhunon gruan e kusheririt por …

Një sherr banal per motive te dobeta  ka ndodhur në fshatin Amonicë të Vlorës. Dy kushurinjë me lidhje të afërta gjaku, kanë nisur konfliktet mes tyre.

L.P dhe T.P zihen me njëri tjetrin për arsye se L.P kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi bashkëshorten e T.P dhe justifikimi i këtij të fundit ishte pretendimi se ajo e kishte fyer. Sipas të dhunuarës, kushuriri i burrit nuk e kishte lejuar të kalonte me bagëtitë në rrugën që e drejtonte tek toka e saj, e për më tepër që aty kalonin gjithë banorët e tjerë të fshatit.

Në të tilla rrethana, në mbrojtje të bashkëshortes, T.P ka qëlluar të afërmin e tij pasi ka konstatuar plagët që i janë shkaktuar gruas, e cila kishte humbur ekuilibrin duke pasur vështirësi në ecje.Përshkallëzimi i situatës ka çuar në ndërhyrjen e uniformave blu, të cilët kanë vënë në pranga autorin e dhunës, L.P.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com