Loading...

Gazeta zvicerane thirrje shqiptarëve në gjuhën amtare: Ju lutem vaksinohuni!

Gazeta zvicerane “Blick” u ka bërë thirrje emigrantëve në vendin e saj që të mos hezitojnë të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Në gazetën e printuar të ditës së sotme, “Blick” shkruan “Ju lutem vaksinohuni”, duke i bërë kështu thirrje komunitetit shqiptar atje që të marrë vaksinën.

Mesazhi sensibilizues është shkruar gjithashtu në serbisht, gjuhën e Eritreas, në italisht dhe portugalisht.
Në një artikull të gjatë, “Blick” ngre pikëpyetje pse sistemi shëndetësor zviceran nuk ka arritur t’u mbushë mendjen të huajve që të marrin vaksinën, ndërkohë që është vënë re një rritje e rasteve të reja dhe shtrimeve në spital, kryesisht nga emigrantët.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com