Fakte tron ditëse po dalin nga vr asja e Carolinës 20-vjeçare në Glyka Nera të Greqisë. Një nga pyetjet kryesore për autoritetet është nëse vr asësi Babis Anagnostopoulos, kishte një bashk ëpunëtor në vr asjen br utale të nënës 20-vjeçare të fëmijës së tij.
Autoritetet besohet se kanë marrë informacione dhe të dhëna të reja li dhur me këto pyetje që ende nuk kanë marrë përgjigje.
Sipas mediave greke, pikëpamja se Anagnostopoulos kishte një bashkëpunëtor është forcuar kohët e fundit. Besohet se ky person nuk ishte i pranishëm në ekzek utimin e fatke qes Caroline, por ishte “rekrutuar” nga autori për të dalë me “skenarin” e gra bitjes dhe për ta ndihmuar atë të mbulonte fajin.
Informacioni thotë se disa të afërm të pilotit janë thirrur në proku rori ndërsa he timet vazhdojnë. Autoritetet janë ende në kërkim të informacionit, siç janë tre telefonatat që u bënë kur psi kologia, Eleni Mylonopoulou , e cila po ashtu u thirr për të dë shmuar , pasi dy shohet se ato nuk janë bërë nga autori i kr imit. Prandaj, dy shimet i drejtohen një bashkëpu nëtori të mundshëm.
Vetë zonja Mylonopoulou kishte dë shmuar për het uesit se kishte marrë tre telefonata të fshehura, ku një burrë e kishte kërc ënuar se do ta vr iste pa shpjegime të mëtejshme. Këto veprime perceptohen si përpjekje për të terro rizuar psikologen, në mënyrë që të mos zbulojnë ato tëfshehta që Carolina fatke qe i kishte besuar asaj.