Loading...

7 mistere te hapesires te pazgjidhura qe duhet ti dini

Eksplorimi hapësinor mund të ketë bërë hapa prej gjigandi, por njeriu vetëm tani po shkon deri në limitet e sistemit diellor. Të mos flasim pastaj për të kuptuar dukuri ekzotike të trajtueshme vetëm në nivel teorik. Ja 7 prej tyre të cilat na shastisin edhe sot sipas “Science Alert”:

Vrimat e zeza- Teleskopët arrijnë vetëm të kapin rrezatimet elektromagnetike, rrezet X dhe siç e kemi parë së fundmi valët gravitacionale të prodhuara nga ato ose nga goditjet. Askush nuk e di se çfarë ka brenda këtyre “gropave thithëse” kozmike, rajone të hapsirë-kohës që shfaqin një tërheqje të tillë gravitacionale, ku as drita nuk depërton.

Boshllëku i madh- Kjo zonë e hapsirës ndodhet 1.5 miliardë vite dritë nga Toka me një diametër 1.3 miliardë vite dritë dhe ka të veçantë atë që nuk ka. Me pak fjalë ka pak galaksi të dukshme, pra pak materie, por është bosh edhe nga materia e errët dhe nuk është një vrimë e zezë (drita mund të depërtojë). Mendohet se pas kësaj zonë boshllëku mund të fshihet gjurma e energjisë së zezë. Në imazh shihet lokalizimi i kësaj zone në yjësinë e Qenve të Gjuetisë.

Materia e errët- Është e nevojshmë për të shpjeguar disa anomali në matjet kozmike (në veçanti në mënyrën e rrotullimit të galaksive spirale) që përfshijnë praninë e sasive të masës që ne nuk arrijmë të shohim. Zë 27 % të Universit. Studimet përpiqen të gjejnë thelbin, por diçka na shpëton. Një hipotezë është se ajo mund të përbëhet nga vrima të zeza të hershme, të formuara në çastet e para të jetës së Universit. Në foto grupi i galaksive Abell 520 që është një mister në studimin e materies së errët. Sipas vlerësimeve kjo materie mund të jetë e përqendruar këtu në zona më pak të populluara me galaksi, ndryshe nga sa besohej.

Energia e errët- Ky element ekzotik që përfaqëson 68% të energjisë dhe të masës së Universit, sipas teorive është faktori kryesor në zgjerimin e kozmosit. Nuk dimë pothuaj asgjë, por informacionet që kemi mbi të i detyrohemi atyre të rrezatimit kozmik të fundit, mbetjeve të rrezatimeve elektro magnetike të prodhuara nga Big Bengu. Në imazh energjia e errët përfaqësohet nga rrjeti i purpurt dhe nga graviteti (me efekte të dukshme, por të lokalizuara) i rrjetit jeshil.

Magneti i madh- Është një anomali gravitacionale me largësi 220 milionë vite drite larg nesh që po tërheq galaksitë (edhe udhën e Qumështit) nën efektin e tërheqjes së një milionë miliardë yjesh. Galaksia jonë thithet nga kjo anomali me shpejtësi 2 milionë km në orë. Për disa tërheqësi i madh është një grumbullim i materies së errët, për të tjerë pluhurat e Udhës së Qumështit po errësojnë origjinën e vërtetë të këtij magneti kozmik.

“Peggy”, hëna e Saturnit- Në vitin 2013, ndërsa po fotografonte unazën A të Saturnit, Cassini zbuloi një anomali në ekstremitetin e saj, një çrregullim sinjalesh, 20% më e ndritshmë se zona përreth, që në fund rezultoi të ishte një hënë e vogël në formim e sipër. Hipoteza është se objekti me diamter 1 km është formuar nga kolapsi i materialeve që vijnë nga unazat, një teori që hedh dritë edhe mbi formimin e satelitëve të tjerë të planetit me unaza. Situata aktuale e hënës nuk është shumë e qartë. Ndoshta është shpërbërë ose ndoshta është shkëputur dhe ka ardhur nga një vend tjetër ku nuk mund të shihet.

Anomalia e KIC 8462852- 22% e ndriçimit të yllit që ndodhet në distancë 1.480 vite larg nga Toka duket i mbrojtur nga shikimi ynë, një errësim plotësisht i pashpjegueshëm as edhe me praninë e një planeti të madh si Jupiteri në orbitën e yllit. Shpjegimi i derimëtanishëm besohet se shkaktohet nga një familje kometash ose asteroidesh. Nuk përjashtohet as edhe hipoteza e pranisë së një megastrukture aliene rreth yllit si një mburojë diellore ose një mbledhës energjie.Me ardhjen e teleskopit James Webb Space Telescope duhet të kuptojmë më shumë.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com