Loading...

Rama i uron mirëseardhjen shtetasve të parë afganë: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mirëseardhjen shtetasve të parë afganë, të cilët mbërritën në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin e Rinasit.

Përmes një postimi në facebook Rama shprehet se në Rinas kanë mbërritur 121 fëmijë, gra dhe burra nga Afganistani fatkeq dhe tashmë shtëpia e shqiptaritm, e cila është e Zotit dhe e mikut, tashmë është dhe etyre.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama: MIRËMËNGJES PA U GDHIRË

dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatk eq, të cilët br aktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpë tuar jetën

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com