Shpesh është vënë në diskutim nëse duhet bërë apo jo vaksinimi. Por për disa kategori duket se do të jetë i detyrueshëm. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar që vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për disa kategori.
Gjatë një inspektimi në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2, kryeministri tha se me kohën vaksinimi për studentët dhe pedagogët do të bëhet i detyrueshëm.
“Mund të vijë momenti që vaksinimi për studentët të jetë i detyrueshëm që të futen në auditore. Nuk ka nuk dua. Edhe për pedagogët do të bëhet e njëjta gjë. Për ata që hyjnë në auditor ka detyrime, duhet të mbrojnë të tjerët. Po vjen momenti që edhe këtu, vaksinimi të bëhet i detyrueshëm.
Ndryshe për ata që janë në shtëpi. Ata që kanë ndërveprim social nuk mund të thonë nuk dua. Nëse thotë nuk dua do të tërhiqet nga pozicioni që ka. Vaksina nuk të heq rre zikun e infektimit, por të bën që kur të infektohesh ta kalosh më lehtë.
Askush sia ka borxhë askujt për të shkuar në spital se të tjerët thonë s’dua”, tha Rama.
Rama tha se aksinimi i studentëve është një domosdoshmëri për ecurinë normale të këtij viti të ri akademik, kur bota po përballet me shenjat shq etësuese të një vale të tretë infeksioni, për shkak të variantit Delta të koronavirusit.
“Prandaj të gjithë studentët duhet të mbajnë qysh sot parasysh, se në varësi të numrave epidemiologjikë, vaksinimi mund të kthehet i detyruar për këdo që hyn në auditorë”,