Loading...

E papritur deklarata e Erdogan: Jap dorëheqjen nëse…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se është i gatshëm të dorëhiqet nëse opozita vërteton akkuzatr se ai posedon mjete financiare në llogari bankare jashtë vendit. Gjatë një fjalimi në një aktivitet në Stamboll të organizuar në ditën ndërkombëtare të luftës kundër dhunës ndaj grave, Erdogan u ndal edhe tek pohimet e bëra ditë më parë nga kreu i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu, i cili e akuzoi presidentin e Turqisë se i “nxjerr paratë jashtë shtetit në mënyrë që të shmangë tatimin”.

“I them personit të cilit nuk dua t’ia përmend emrin se jam i gatshëm që para popullit të tërhiqem nëse ai posedon prova për pohimet e bëra. Nëse nuk ke prova, atëherë do të duhet të dalësh para popullit dhe të kërkosh falje për shpifjet e bëra”, theksoi Erdogan, raporton Anadolu Agency.

Kreu i shtetit turk ka parashtruar një padi për shpifje dhe shkelje të imazhit personal dhe familjar kundër Kilicdaroglu, ku kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 1.5 milionë lira (rreth 400.000 dollarë). “Prezantoni provat se në cilat banka jashtë shtetit janë ato llogari në emër të Tayyip Erdoganit. Nëse nuk mund ta dëshmoni këtë, atëherë do të duhet të tërhiqeni nga politika. Nëse e dëshmoni, unë do të tërhiqem edhe nga posti edhe nga politika. Urdhëroni në mejdan”, tha presidenti Erdogan

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com