Një i ri është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, një ditë më parë.
Burime nga policia bëjnë me dije se 29-vjeçari E.G. është gjetur i vdekur nga bashkëshortja në banesën ku ata jetonin, në një pallat në rrugën “5 Maji”.
Ajo ka lajmëruar Policinë. Në banesë mbërritën efektivët e Komisariatit numër 4. U kryen veprimet procedurale, bëjnë me dije burime policore, ndërsa në trupin e viktimës nuk u vunë re shenja dhune.
Arsyeja e humbjes së jetës së të riut mbetet ende e paqartë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi shkakun e vdekjes së të riut.
Materialet për rastin do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.