Nga Dom Gjergj Meta
DUAM TË LU FTOJMË KRI MIN E ORGANIZUAR? Atëherë duhet aleancë shtet-qytetari në emër të li gjshmërisë. Kjo kërkon që shteti t’i pr esë rrënjët e kr imit tek vetvetja, ndërsa qytetarët të edukohen e ndërgjegjësohen me li gjin dhe të drejtën, duke mos ushqyer mentalitetin e më të fortit tek fëmijët dhe të rinjtë e tyre.
Aleanca e shtetit me kr imin dhe e qytetarisë me më të fortin pjell su ndimin e pali gjshmërisë, ka osin dhe ank thin në jetën shoqërore. Kr imit nuk i duhet pranuar asnjë nder, asnjë votë, asnjë qindarkë, asnjë dhuratë, sepse të mban të lidhur përgjithmonë, qoftë edhe me një fije të hollë.
Li gjshmëria kushton mund dhe sakrifica, ashtu sikurse u kushtoi Borselino-s dhe Falcone-s, por ama përkushtimi ndaj li gjshmërisë është drita jeshile drejt një shoqërie të denjë dhe të drejtë. Ne jemi ende në shpërgenjt e një reforme në drejtësi, por që do të dë shtojë nëse përkrah ka një shtet të lidhur me krimin dhe një qytetari justifikuese të modelit të më të fortit.
Nuk është (nuk mund të pretendojë) shteti i vetmi që e lu fton kri min, nuk mundet. Do të dë shtojë nëse mendon se nuk ka nevojë për qytetarët (cives). Qytetarët nuk do të jenë kurrë të qetë nëse ia delegojnë shtetit krejt përgjegjësinë e tyre qytetare për të de noncuar apo më keq duke ushqyer kr imin me heshtjen dhe indiferencën e tyre. Shteti dhe qytetarët nuk janë ar miq, nuk janë anët e një dialektike ku njëri urdhëron ose ndë shkon, kurse tjetri bindet ose pëson. Ky do të ishte ko munizëm, ku shteti mendonte për gjithçka dhe mbante vendin me spi unë.
Një shoqëri e jetushme demokratike bëhet kur shteti dhe qytetarët e konsiderojnë veten si të njëri-tjetrit. Duhet të dalim nga mendësia kom uniste e shtetit si ndë shkues apo gjithkontrollues i shoqërisë, aq më keq si ar mik. Shteti duhet të heqë dorë nga mendësia e shtetit-parti, ku partia di gjithçka dhe sillet me arro gancë.
Kapilariteti i qytetarisë ndihmon shtetin në detyrën e tij për të garantuar re ndin dhe demokracinë. Kjo sipas mendimit tim është rruga e vetme për të lu ftuar kr imin e organizuar që është një ga ngrenë e jetës tonë shoqërore.