Mbërritja e Lionel Messit në Paris ka shp ërthyer në çm enduri si asnjëherë tjetër në skenën e futbollit botëror. PSG arriti ta merrte yllin argjentinasin, duke e fisnikëruar Ligue 1.
Para se të ndodhte gjithçka, Boumé Sama, një ‘youtuber’ i njohur francez, u kishte bërë një premtim të gjithë ndjekësve të tij: “Nëse Leo nënshkruan me PSG-në, unë do të shkoj nga Marseja në Paris duke go ditur një top, për ta parë atë duke luajtur në ‘Parce des Princes’”.
Në fakt, jo më shpejt e tha se u bë. Përmes rrjeteve të tij sociale tregoi se si ishte aventura e tij, e shoqëruar nga një mik.
Ky udhëtim i veçantë përfundoi të mërkurën dhe i njëjti klub falënderoi djalin për gjestin me një “tweet”, në të cilin Boumé mund të shihet në hyrje të stadiumit parizien me fanellën numër 30 të “Pleshtit” në duar.
Udhëtimi nuk ishte i lehtë dhe Sama pranoi se vu ajti shumë çdo ditë nga lod hja fizike: “Ishte gjëja më e v ështirë që kam bërë ndonjëherë në jetën time”.
Megjithatë, të gjitha ia vlejnë për Leo Messin, yllin e ri të padiskutueshëm të kryeqytetit transalpin.
Loading...