Loading...

Basha: ‘Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Rama mirë bën që i pranon afganët por…’

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptarë për të pranuar përkohësisht qindra afganë në vendin tonë. Lideri i opozitës shkruan se është pro str ehimit të afganëve në vendin tonë, ndërsa thekson se Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë.

“Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë stra tegjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e kr izës humanitare që po precipiton në Afganistan.

Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë lu ftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë”, shkruan lideri i PD.

Gjithsesi, Basha ka kritikuar qeverinë, e cila, sipas tij, e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët shqiptarë.

“Rreziqet mbi identitetin tonë kombëtar, si pasojë e shp opullimit të Shqipërisë, nuk lindin si pasojë e zgjidhjeve str ategjike në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimit str ategjik me SHBA, por për shkak të keqqeverisjes së pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët.

Sikurse është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre legjitime për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në vendin e tyre”, shkruan Basha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com