Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot ‘arrest me burg’ për Sami Metushin, 50-vjeçarin që vrau me thikë bashkëshorten në Kavajë.
Gjatë seancës ku po jepej masa e arrestit, Metushi u pa të përlotet, teksa shfaqi shenja pendese dhe deklaroi në gjyq:“Ditën e ngjarjes mu errën sytë, nuk e di ç’kam bërë. Kishim 4 vjet grindje me bashkëshorten”.