Loading...

E revoltuar dhe ndaj kryeministrit këngëtarja Blerina Balili: ‘Edi Rama unë të dhashë dhe votën, jo për gjë, të paktën të përgjigjesh për nevojat e popullit, jo për disa, por për të gjithë, sepse familje dhe hallexhinj jemi të gjithë shoku’

Një nga këngëtaret më të dashura labe, Blerina Balili ka qenë e intervistuara e radhës në emisionin Ora Verore, nën autorësinë e moderatorit Ronaldo Sharka.

Për të gjithë fansat dhe publikun që e do dhe mbështet, këngëtarja vendosi të na tregonte më shumë nga jeta e saj personale. Balili u shpreh se është martuar në moshë të vogël dhe është bërë nënë që 15 vjeç. Tani në moshën 41 vjeçarje këngëtarja është bërë gjyshe e një nipi të cilin tha se e do shumë.

Kam dy fëmijë, dy djem. Të madhin e kam të martuar, më ka bërë gjyshe. Kam një nip shumë të bukur. 41 rrumbullak dhe nuk më vjen turp ta them. Unë e them moshën, nuk e kam problem fare. Zoti t’i jep rrudhat, të jep dhe pleqërinë, rininë, bukurinë, mëson njeriu nga këto gjëra në jetë.

Jam martuar që fëmijë, ashtu ikëm dhe në Greqi ishim të detyruar. I linda dhe rrita andej fëmijët. Erdha shumë vonë në Shqipëri. Kam ikur 18 vjeç në Greqi dhe jam kthyer 28. Jam bërë nënë që 15 vjeç dhe gjyshe për herë të parë u bëra 40 vjeç,” tha këngëtarja. Për emisionin e plotë klikoni linkun e mëposhtëm:
Këngëtarja Blerina Balili ka treguara për emisionin Ora Verore se pandemia e koronavirusit i preku të gjithë artistët. Pavarësisht kësaj, Balili tha se kryeministri Rama refuzoi t’i ndihmonte dhe për këtë arsye u shpreh e revoltuar ndaj tij.

“Ne na ka dëmtuar jashtë mase korona dhe shoku Edi Rama nuk na u përgjigje, na u përgjigje shumë ash për kur të kërkuam dhe ne si gjithë të tjerët. Na the rrini në shtëpi, por kemi dhe ne ha lle, familje, kupton. Siç ke ti zotëri. Por the ju keni të na jepni dhe neve, jo t’iu japim ne juve.

Përderisa unë paguaj taksa çdo muaj jam brenda rregullave zotëri, kështu që duhet të paguash sepse mora një refuzim shumë të madh. Edi Rama unë të dhashë dhe votën, jo për gjë. S’kisha votuar kurrë. Të paktën të përgjigjesh për nevojat e popullit, jo për disa, por për të gjithë, sepse familje dhe hallexhinj jemi të gjithë shoku Edi Rama,” tha këngëtarja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com