Ata u përkasin fiseve që s’skanë asnjë kontakt me pjesën tjetër të njerëzimit, të ashtuquajturat fise të pakontaktuara.
Vlerësohet se këto grupe janë rreth njëqind; rreth 40 në Brazil, 15 në Peru dhe të tjerët në vende ku shtrihet pylli i Amazonës, si Bolivia, Kolumbia, Ekuadori dhe Paraguai. Por ka edhe në Guinenë e Re si edhe në Ishujt Andaman, në Oqeanin Indian.
Survival International, një organizatë për mbrojtjen e popujve autoktonë, ka nxjerrë një video që portretizon një fis brazilian nga Amazona, në kufirin me Perunë.
Është pamja e parë ajrore e një “grupi të izoluarish” dhe na lejon të mësojmë detaje rreth zakoneve të tyre. Anëtarët e tij ngjyrosin trupat e tyre të kuq me ekstrakte të bimëve të egra, hanë banane, papaja dhe tapiokë, kanë kasolle dhe kanë disa objekte metalike, si tenxhere dhe h anxharë, të marra nga tregtia me fiset e tjera.
Studimet mbi indianët e izoluar janë relativisht të bëra kohëve të fundit. Në Brazil ata drejtohen nga “sertanistët”, ose antropologë aventurierë.
I pari prej tyre ishte Marshalli Candido Mariano da Silva Rondon, i cili kontaktoi me fise të ndryshme në fillim të shekullit të kaluar. Motoja e tij, “Vd is nëse është e nevojshme, kurrë mos vr it”, është bërë manifesti i sertanistëve të vërtetë.
Në Papua Guinea e Re, kërkimi u iniciua nga antropologë dhe gjuhëtarë, të tërhequr nga fakti që rreth 800 gjuhë nga 5,000 të folura në planet janë përqendruar në ishull.
Holandezi Johannes Velduizen ishte i pari që kontaktoi, në vitet 1970, “Korowai”, një nga popujt e fundit në tokë që ndërtonte shtëpi mbi pemë. Fshehja është një zgjedhje e detyrueshme për shumë prej këtyre popujve, për t’i mbijetuar pushtimeve të pronarëve të paskru pullt të tokave, gjue tarëve pa leje dhe gë rmuesve të arit, të cilët shpesh i su lmojnë, i vr asin, i de hin me alkool dhe përdhu nojnë gratë e tyre.
Ne dimë pak për ta. Ata janë kryesisht nomadë dhe e mbështesin jetesën e tyre mbi gju etinë, peshkimin dhe në mbledhjen e perimeve për t’u ushqyer, shëruar, por edhe për të ndërtuar shtëpi, endje shportash, prodhim ar mësh, pikturimin e trupave të tyre, për të distiluar he lmet, sapunët, deodorantët, ko ntraceptivët dhe parfumet.
“Shoqëria e tyre nuk bazohet në ndonjë hierarki zyrtare, por në një strukturë barazitare: vendimet merren me pëlqimin e të gjithëve. Por askush nuk ka vëzhgime të drejtpërdrejta mbi mënyrën e tyre të jetës. E vetmja gjë që dimë me siguri, është se ata duan të na mbajnë larg”, shpjegon David Hill, një antropolog në Peru.