Granit Xhaka e ka pritur një mysafir të veçantë në Londër. Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana është mysafiri i Xhakës në Angli.
“Në Londër me kapitenin legjendar” shkruan Xhaka në Facebook.
Dy futbollistët më të mirë ndonjëherë shqiptarë kanë qenë edhe kundërshtarë në fushë me Shqipërinë e Zvicrës, por gjithmonë i ka bashkuar dashuria për atdheun.