Loading...

BE, akuzon Rusinë për vrasjen e ushtarëve në Ukrainë

Bashkimi Evropian akuzoi Rusinë për vdekjen e të paktën pesë ushtarëve në lindje të Ukrainës.

“Vdekja e pesë ushtarëve ukrainas ditën e djeshme është vetëm prova e fundit e rezultatit tragjik të agresionit rus në Ukrainë,” tha Tusk, pas samitit të gjashtë vendeve të Evropës Lindore, duke përfshirë Ukrainën, raporton AP, transmeton Indeksonline.

Tusk paralajmëroi se ngrirja dhe konfliktet e armatosura vazhdojnë të pengojnë zhvillimin dhe të krijojnë vështirësi në vendet e partneritetit lindor.

“BE dënon agresionin rus dhe nuk do ta pranojë bashkimin e paligjshëm të Krimesë,” vuri në dukje ai.

Më herët sot, Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan se të paktën pesë ushtarë ukrainas u vranë dhe katër u plagosën gjatë 24 orëve të fundit në konfliktet në lindje të Ukrainës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com