Loading...

Historia e trishtë që e tronditi, Gergj Leka mesazh meshkujve shqiptarë

Vjen me nje tjeter mesazh te rendesishem ne daljen e tij te radhes ne ekran per publikun këngëtari i njohur Gjergj Leka.

Nga emisioni “Rudina”, në Tv Klan ku ishte sot i futar, e foli për këngën e tij më të re, “Ndryshojmë”, tha se ia ka dedikuar meshkujve shqiptarë.

Leka rrefeu se tekstin e ka bere pasi ka marë shkas nga një koleg i tij, i cili ishte divorcuar dhe vazhdonte të dashuronte ende ish-gruan.

“Unë këngët i përzgjedh nga jeta e përditsheme dhe ka 40 vjet që këngët e mia janë ngjarje të ndodhura. Unë s’para mar pjesë në festivale, por zgjodha “Këngën Magjike” sepse Arditi ia bën yzmetin këngës dhe e dyta kisha diçka për të thënë, se zakonisht në Shqipëri ke apo s’ke për të thënë gjë mbushen albumet.

Por, unë kisha diçka për të thënë. Gjatë verës isha në baçen time me një koleg artist që është ndarë nga e shoqja, por me sa kuptova ai e dashuronte akoma dhe më tha: U ndava vetëm se nuk dita t’i them më fal. Duke menduar për veten për lidhjet që kam patur në rini ndoshta shumë herë nuk i kemi dhënë rëndësi, jemi ndarë edhe kot, ndoshta shumë herë për fajin tonë, meshkujt shqiptarë thonë shumë pak më fal. Por, nuk ka asgjë të keqe të thuash më fal, gjërat mund të rregullohen duke thënë edhe më fal”, tha Leka.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com