Loading...

Br enga e një artisti…!/ A ju kujtohet ajo ngjarja tr agjike e ’97-ës në Vlorë…?! Ajo më e tm ershmja bëmë, jo historike po reale, e kohës së çm endurisë së madhe…?!

Nga Genc Demiraj

Br enga e një artisti…!
Shpesh herë ulemi me Petraq Stefanin për kafe, Peçon, se kështu i flasim. Jemi kolegë pune së bashku, por më parë jemi edhe banorë të një lagjeje. Pra njihemi prej një jete…! Është i heshtur, fjalëpak, i mbyllur në artin e tij të madh…! Piktor race, por nga raca e fisme e piktorëve vlonjatë ! Kështu ka qenë përherë Peçua, i heshtur e pa fjalë, gjuha më e zhdërvjellët e tij ishte piktura dhe aty ai i thotë të gjitha…! Janë të shumtë ata që e njohin artin e tij me botë, por ma merr mendja se janë të paktë ata që njohin botën e tij të shpirtit…!

Të shpirtit të tij të bërë c opë, qysh prej asaj ngjarjeje që co ptoj edhe shpirtrat e gjithë njerzorëve që e mësuan…! A ju kujtohet ajo ngjarja tr agjike e ’97-ës në Vlorë…?! Ajo më e tme rshmja bë më, jo historike po reale, e kohës së çmendurisë së madhe…?! Nëse se keni përjetuar, patjetër e keni dëgjuar e ridëgjuar më vonë të treguar si histori epike, legjende apo dhe sureale ! I sigurt jam, që edhe nëse e keni dëgjuar, e keni dëgjuar të mpirë, të tm erruar, të lo tuar, të fr iksuar, të r evoltuar…!

Nuk keni si e harroni, atë nusen e bukur në dritaren e shtëpisë me djalin gjashtë muajsh në gji, që po e ushqente, po e ledhatonte, po e përgëzonte, që po qeshte e lozte me të, po lumturohej me gëzimin e jetës së saj,… kur një krauuu…ca ci fla xhami, ca pika gj aku mbi fëmijën dhe një kl ithmë nëne : – Petraaaaq djaliiii…! Dhe kaq ! Mami Neta kishte rënë pa jetë mbi të birin që qante e qante dhe nuk kuptonte…! Një pl umb i tm errshëm kish përshkuar ty tën e një ar me të zezë, për të gjetur fat alisht në gjithë atë fa talitet të çmendur të atij viti të mbrapshtë, zemrën më të pafajshme të një nëne…!

Çm endurira…! Petraqi i rriti i vetëm dy djemtë e tij me shumë mund dhe sa krifica. Rrjedha e jetës e detyroi të bëhej më i fortë, por ngjarja e bëri më të heshtur, më të mbyllur e më pa fjalë…! U rrit i vogli i historisë së tr ishtë, aty mes rrugicës së lagjes dhe me shokët e rrugicës së tij, dhe si djemtë e famshëm të rrugës Pal, ai u bë i famshmi dhe i dashuri i rrugicës tonë…! I vogli i historisë, sot është tek të njëzetepestat, i vëllai pak më i madh, por br enga e baba Petraqit është që nuk po u gjenë dot një punë të përhershme…! Nuk mundet, nuk di se si dhe nuk di se ku t’ua gjej…! Edhe sot teksa pinim atë kafen e përditëshme, meraku i tij për djemtë ishte i madh…! Dhe meraku i një babai shpirt coptuar si Petraqi, një artisti fjalëpak e punëshumë si piktori ynë, është shumë herë më i përligjur…!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com