Komiteti Olimpik Shqiptar është krijuar në vitin 1958 dhe Shqipëria ende nuk e ka një medalje olimpike.
Shumë shqiptarë kanë fituar medalje nën flamujt e Jugosllavisë, Greqisë, Italisë, Gjermanisë e së fundmi të Kosovës.
Mirëpo, a e dinit se, në vitin 1896 kur Lojërat Olimpike moderne nisën, ishte maratonomaku Spiros Louis, arvanitas i Greqisë, që u konsiderua fituesi i parë i Lojërave Olimpike?
Pas 2 orë, 58 minuta e 50 sekonda nga nisja në maratonë, ai mbërriti në Athinë duke përshkuar 42 kilometra e 125 metra, ku u përshëndet nga trashëgimtari i fronit Konstandini dhe Princi George.
Medaljen e mori i veshur me fustanellën tradicionale të Toskërisë, variacion i së cilës ishte edhe veshja e arbërorëve të Atikës, duke respektuar rrënjët tradicionale të tij.
Pas Olimpiadës ai u kthye në fshatin e tij dhe nuk mori pjesë në asnjë garë tjetër. Ai jetoi një jetë të qetë, duke punuar si fermer, dhe më vonë si polic lokal.
Ai u shfaq për herë të fundit në publik në vitin 1936, kur u ftua si një mysafir nderi nga organizatorët e Lojërave Olimpike Verore të vitit 1936, të mbajtura në Berlin.
Loading...