Loading...

Shijojeni dhe sot, nesër vendi përfshihet nga mot ekstrem. Ja çfarë pritet

E SHTUNE: Deri vonë pasdite vendi mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare, më të shpeshta në zonat Veriore. Mbrëmja do shtojë vranësirat në territor duke sjellë vonë në mbrëmje dhe gjatë natës shira në zonat Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në zonat malore por mbeten thuajse konstante në ultësirën perëndimore.

E DIEL: Vranësira e reshje të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore – Jugore. Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në Veri dhe Lindje të vendit. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com