Pjesa më e madhe e prodhimit të shalqirit në njësinë administrative Frakull të Fierit, po kalbet në fusha. Adem Zane nga fshati Adë ka mbjellë 20 dynym tokë me shalqi.
Ndonëse çmimi është fare i ulët, vetëm 40 lekë të vjetra kilogrami, rreth 200 ton shalqi kanë mbetur në fushë. Sipas fermerit, shkak për këtë është mungesa e tregut dhe pr ishja e kontratave me tregun kosovar.
Për këtë sipërfaqe të mbjellë me shalqi, 32 vjeçari ka investuar 11 milion lekë të vjetra. Vetëm pak vite ai është kthyer nga emigracioni (Greqia) për të punuar në tokën e tij. Gjatë kësaj periudhe ai ka pësuar disa herë dë me ekonomike, të cilat e kanë detyruar të marrë kredi.
Edhe Ajet Troka, është një prej dhjetra fermerëve të fshatit Adë që po i ka lbet shalqiri në fushë. Ai ka një sipërfaqe prej 3.5 dynym dhe ka prodhuar rreth 35 ton shalqi. Ai ka shpenzuar rreth 3 milion lekë të vjetra, ndërsa nuk ka mundur të shesë asgjë.
Fermerët e zonës së Frakullës, ndonëse kanë shumë prodhime në vreshtari, luleshtrydhe, pemëtari, fruta-perime apo në kulturën e shalqirit, prej vitesh vu ajnë nga mungesa e tregut dhe politikave bujqësore.TCh