Loading...

Tv Klan merr vendimin prekës për ‘karrigen’ e Aleksandër Lalos në ‘C’est la vie’

Kompozitori i mirënjohur shqiptar Aleksandër Lalo, u nda nga jeta gjatë ditës së diel, duke lënë një boshllëk të madh në botën e artit shqiptar si dhe duke lënë përgjysmë rrugëtimin e tij në spektaklin “C’est la vie” ku ishte pjesë e jurisë.

Në nder të tij, spektakli u ndërpre gjatë së dielës së kaluar, por pritet të nisë sërish këtë fundjavë dhe siç ka mësuar “Xing.al”, produksioni ka marrë një vendim lidhur me pozicionin e Lalos në spektakël.

Mësohet se karrigia e tij në juri do të qëndrojë bosh deri në fund të spektaklit, për të nderuar kujtimin e kompozitorit të ndjerë dhe duke lënë kështu të kuptohet se ai ishte i pazëvendësueshëm. Aleksandër Lalo u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com