Loading...

Kush është Qamile Tahiri, 23-vjeçarja nga Kosova që komandon 70 shqiptare në ISIS

Rreth 2 200 femra dyshohet se janë pjesë e organizatës së ISIS, prej të cilave 70 janë shqiptare. Ndërsa numri total i luftëtarëve të ISIS është mbi 24,000. Këto shifra sigurisht duhet të përdoren me mjaft kujdes sepse të gjitha informacionet nga territoret irakiane dhe siriane të kontrolluara nga ISIS që nga viti 2013, vijnë nga burime relativisht të pabesueshme, shkruan “Presheva jonë”.

Dyshohet se 70 femra shqiptare janë në ISIS, 40 nga Kosova, 2 nga Lugina e Preshevës, dhe të tjerat nga Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Shumë nga anëtarët e organizatës janë perëndimore. Këto janë të famshmit “Muhajirat” (emigrantë) të cilët erdhën në “Xhihad” në Irak dhe Levant. Agjencia e lajmeve “Persheva Jonë” nga burimet e saj të sigurta, ka mësuar se 10% e grave në ISIS janë nga vendet europiane, që përfaqësojnë rreth 220 gra dhe vajza të reja. Nga Franca janë 60, nga Britania 50, 70 vajza e gra shqiptare (vetëm nga Kosova 40), pastaj nga Gjermania, Belgjika apo vende të tjera evropiane.

Këto femra iu përgjigjën thirrjes së Al-Bagdadit për të ardhur në këtë territor të ri mysliman, duke justifikuar migrimin në “shtëpinë e Islamit” si detyrë.

Qamile Tahiri është një komandante e re në radhët e ISIS-it. Nën patronazhin e saj, dhjetëra shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia erdhën në radhët e shtetit islamik. Dora e saj e djathtë mesohet se është një tjetër e re nga Kosova, Laura Huseni.

Qamile Tahiri, vetem 23-vjeç, është drejtuese e dhjetëra femrave shqiptare në radhet e ISIS-it. Ajo gjendet në ballë të trajnimit të tyre në kampet e grave xhihadiste në “shtetin islamik” në Siri. 

Gratë e këtij grupi janë nga mosha 18 deri në 25-vjeç, ndër to ka shumë gra nga perëndimi. Trajnimi në këtë brigadë zgjat rreth një muaj, anëtaret mbajnë armë dhe mund të jenë luftëtare ose një lloj policie brenda radhëve të ISIS-it.

Roli i tyre është menduar që të jenë jo vetëm “nuset e xhihadistëve”, por edhe shumë më gjerë dhe më i rëndësishëm sesa pjesëmarrja në beteja. Roli i tyre është kryesisht për të rekrutuar anëtare të reja nga e gjithë bota, kryesisht nëpërmjet internetit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com