Një situatë e pazakontë trafiku është shkaktuar mbrëmjen e sotme në Kaninë të Vllorës, aty ku semafori duket se është ‘çmendur’ dhe tregonte jeshile në të dy anët.
Kjo ka bërë që një numër i madh makinash të bllokohen në trafik dhe të presin një kohë të gjatë për të shkuar në destinacion.
Qendra e fshatit Kaninë është kthyer në vend parkim makinash. Makinat bllokohen në qarkullim. Shkak sipas drejtuesve të automjeteve është Semafori, i cili qëndron jeshil në të dy kahet e rrugës.
foto ilustrim