Roja i plazhit në Splille ka arritur t’i shpëtojë je tën një të riu nga Kavaja ditën e sotme.
Situata ka qenë tepër serioze pasi djali është he dhur në det dhe ka dëm tuar qafën, duke mbetur pa nd jenja. Për fat të mirë roja e ka pikasur atë duke ndërhyrë menjëherë.
“Nje tjeter rast eshte raportuar sot nga Vrojtuesit e Plazhit te Spillese. Nje pushues me inicialet N.M, nga Kavaja eshte h edhur ne uje duke demt uar pjesen e qafes dhe me pas ka mbetur pa ndj enja derisa Vrojtuesi i Plazhit, Idajet Roçi e ka rikuperuar duke i dhene ndihmen e pare dhe duke e imobilizuar per te shm angur ndonje dem tim te metejshem. Me pas Vrojtuesi ka lajmeruar ambulancen per trajtim me te specializuar. Faleminderit Idajet”, shkruan Federata e Vrojtuesve të Plazhit.