Përfaqësuesit e disa bizneseve në qytetin bregdetar të Vlorës kanë dalë sot sërish në pro testë.
Ata ndodhen para Komisariatit të Po licisë pasi kërkojnë që të zgjatet ora e lejuar e muzikës.
Biznesmenët kërkojnë që muzika të vazhdojë në lokale deri në orën 00:00 dhe mbyllja të bëhet më vonë, në orët e para të mëngjesit rreth orës 02:00, teksa sot kanë zhvilluar një takim me shefin e ko misariatit në Vlorë.
Nuk dihet ende se çfarë është biseduar konkretisht mes tyre dhe përfaqësuesve të bizneseve, por Ervin Sota, përfaqësues biznesi në Vlorë theksoi për mediat se ata do të qëndrojnë të palëkundur nga kërkesat e tyre dhe se ranë dakord që do të ketë një moderim të muzikës në disa zona.