Loading...

Ngjarje e r ëndë në ‘Tokyo 2020’, kampioni olimpik pëson he moragji cerebrale gjatë garës

Sportisti amerikan i BMX, Connor Fields, doli nga kujdesi intensive, pasi u rr ëzua pa ndjenja gjatë gjysmëfinales së çiklizmit në Lojërat Olimpike. Fields, 28 vjeç, pësoi he morragji në tru të premten, tha organi drejtues kombëtar i sportit në një deklaratë.

“Pas një nate në ICU, mjekët janë të kënaqur të raportojnë se nuk ka pasur gj akderdhje shtesë dhe nuk janë gjetur lë ndime të reja, – tha Federata Amerikane e Ciklizmit. – Sportisti është zhvendosur nga njësia e kujdesit kritik dhe do të qëndrojnë në spital derisa të pastrohet pjesa e gja kderdhjes në tru”.

Image: Cycling – BMX Racing – Olympics: Day 7

Babai i Fields, Mike Fields, tha për “USA Today” se rezultatet duken pozitive deri më tani: “Në aspektin e njohjes (logjikës), djali po reagon mirë. Ai e di se ku është, thotë se kur është ditëlindja e tij. I njeh dhe njerëzit”.

Fields e la garën dhe u mor me barelë, pasi u rrëzua në kthesën e parë në gjysmëfinale. Ai fitoi medalje ari në “BMX Racing” të Lojërave “Rio 2016”. Po kështu, ai u bë i pari amerikan që fitonte në eventin madhor olimpik që kur u prezantua në Lojërat e Pekinit 2008.

Connor Fields, USA’s defending Olympic gold medalist BMX rider, suffers horrific crash in semifinals | Fox News

Amerikani ishte kualifikuar për finalen e Tokios, por nuk ishte në gjendje të garonte. Holandezi Niek Kimmann fitoi medaljen e artë. “Për mua është e tr ishtueshme që ai nuk ishte në gjendje të mbronte medaljen e tij të artë, – tha Kimmann. – Shpresoj të bëhet mirë dhe mezi pres të garoj përsëri me Connor, së shpejti”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com