Loading...

Cfarë po i sekuestrohet “Eskobarit të Ballkanit”

Pas vendimit te Gjykates se Krimeve të Rënda, qe pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurisë së Klement Balilit, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, policia ka zbarkuar sot ne terren, per ekzekutimin e vendimit.Balili është ende në arrati dhe nuk është kapur nga Policia, por Krimet e Rënda vazhdojnë hetimet ndaj tij.Burimetë “Panoramës” thonë se Krimet e Rënda kanë sekuestruar hotelin gjigant “Santa Quaranta” në Sarandë, i cili rezulton të jetë nën pronësi të vëllait të Klement Balilit.Megjithatë, Prokuroria ka dyshime se hoteli është ndërtuar me para të ardhura nga aktiviteti kriminal, për të cilën dyshohet të jetë përfshirë Klement Balili. Gjithashtu, Gjykata ka pranuar edhe kërkesën e Prokurorisë për sekuestron preventive të 20 apartamenteve në zonën bregdetare në pronësi të Balilit dhe familjarëve të tyre.

Edhe për këto ka dyshime se janë blerë apo ndërtuar me para droge. Pasuria e Klement Balilit, i cili ka mbajtur edhe detyra shtetërore si ishdrejtor Transportesh në Sarandë, ka qenë prej kohësh nën sitën e drejtësisë. Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej më shumë se një viti dhe dyshimet janë se ai fshihet jashtë vendit.Emri i tij doli fillimisht në mediat greke në një megaoperacion kundër trafikut të drogës në të gjithë Ballkanin.

Në përfundim të verifikimeve të pasurisë së Klement Balilit, prokurorët e Krimeve të Rënda, përveç apartamenteve dhe hotelin në Sarandë, që janë në emër të të afërmve të të kërkuarit, ka evidentuar edhe biznese që janë regjistruar në emër të tij në QKR.Konkretisht, në QKR janë regjistruar në emër të Balilit dy biznese që kanë një aktivitet të shtrirë në disa fusha. Kështu, më 18 janar të vitit 2010, pranë Qendrës Kombëtare të Bizneseve, është hapur një restorant në emër të Klement Balilit, i cili ndodhet në Ksamil, në rrugën nacionale Sarandë-Butrint.

Bëhet fjalë për një godinë trekatëshe me pronar Klement Balilin. Biznesi i dytë i regjistruar në emër të Klement Balilit është një firmë, e cila ka në fokus tregtimin me shumicë dhe pakicë të karburanteve, lëndëve djegëse dhe nënprodukteve të tyre. Pranë QKR-së, Balili ka regjistruar të drejtën e kësaj kompanie edhe për të organizuar transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave të tyre, thënë ndryshe, një agjenci të mirëfilltë udhëtarësh. Balili është gjithashtu 100% aksioner i kësaj kompanie, e cila është themeluar më 30 qershor 2008 dhe ka regjistruar aktivitetin deri më 30 qershor të vitit 2058.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com