Bavarezët do të tentojnë sonte përmbysjen ndaj realit, teksa një ndër tifozët që beson më shumë është Edi Beqari, i cili ka ngjitur malin e Tomorrit (2416 m) duke sfiduar një mikun e tij i cili i tha se “nëse ngjit Malin e Tomorrit, Bayerni e kalon Realin”.
“TGJ, përshëndetje! Edhe unë, si ju, jam i dashuruar me futbollin gjerman dhe sidomos me Bayernin, prandaj vendosa t’ju shkruaj.
Një miku im alpinist profesionist më tha: ‘Aq sa mundesh ti të ngjitësh Malin e Tomorit me mua dhe një grup profesionistësh, aq shanse ka edhe Bayern të martën për të mposhtur Real Madridin’.
Nuk u mendova dy herë dhe pas gjashtë orësh ngjitjeje të vështirë me duar, këmbë dhe zemër, u ngjita. Këtë dua edhe nga Bayerni ynë, të luftojë me të gjitha mënyrat, se do t’ia dalë. Publikojë, po e pe të arsyeshme, se edhe morali i tifozëve tanë më duket i rënë. Faleminderit”, ishte mesazhi i tifozit në faqen “Tifozët Gjermanë”.