Sapo vjen sezoni turistik, trafiku duket sikur zhvendoset nga Tirana në Vlorë. Kronikat e lajmeve nuk mungojnë gjatë sezonit me këtë problematikë por edhe vetë qytetartët që zgjedhin jugun për të pushuar e provojnë në kurriz.
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, thotë për Ora Verore në Rtv Ora se qyteti bregdetar vuan vetëm gjatë sezonit, ndërsa Tirana problemin me trafikun e ka 365 ditë të vitit.
Dritan Leli: Absolutisht po. Me hapjen e by-passit është përmirësuar shumë. Por nuk do ta konsideroja kaq dr amatike edhe situatën e trafikut në Vlorë për sezonin e verës. Në Tiranë është gjatë gjithë ditëve të vitit.
Përballë gazetarit Ronaldo Sharka, Leli tregon një tjetër diferencë të Vlorës me kryeqytetin.
Dritan Leli: Ka një gjë tjetër që harrojmë. Parkimet në Vlorë janë falas.Në Vlorë askush nuk paguan për parkim.Bulevardi “Ismail Qemali” është falas, Lungomare në ato vende që janë parkime publike janë pa pagesë, gjatë gjithë lagjeve të qytetit nuk ka pagesë. Është një thirrje që kemi një qytet në të cilin shkojmë dhe bëjmë turizëm dhe nuk paguajmë për parkimin e makinës.
Është një gjë e mirë që duhet t’ua tregojmë qytetarëve që shpesh herë e harrojnë.Jemi akoma në një projekt zhvillimor të hapësirave të parkimit në të gjithë territorin, sidomos në zonën e Lungomares. Jemi duke përmirësuar infrastrukturën që të kemi akoma më tepër vende parkimi.
Një projekt i ri që nuk arritëm dot ta përfundojmë brenda këtij sezoni për arsye fondesh do të fillojë së shpejti në zonën e Shkollës së Marinës ku do të shtohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi. Jemi duke punuar të gjithë për të bërë më të mirën në mënyrë që Vlora të ketë një paketë turistike cilësore.
By-passi ka dhënë impaktin pozitiv për zhvendosjen e një pjesë të trafikut që shkojnë drejt jugut në zonën e by-passit duke lënë pak më të lirë qytetin, zonën e Lungomares dhe më të destinuar për ata që jetojnë dhe pushojnë në Vlorë dhe jo për ata që ajnë duke kaluar në drejtim të jugut.