Publicisti Ilir Demalia ka h umbur nënën e tij në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Lajmin e ka bërë vetë me dije Demalia përmes Facebook, ku shkruan se Tirana humbi edhe një qytetare autoktone.
Ai shton se po e përcjell atë me disa vargje që ka shkruar dikur për të.
Demalia: Pusho në paqe! Sot në të zbardhur të ditës, Tirona u pakësua edhe me një qytetare autoktone tironce dem-babadem. I’u largua për në Amshim, NËNA ime Naile (Belba) Demalia. Po e përcjell sot në Amshim, me ato vargje që i kam shkruar dikur… Pritja është sot më dt 22 korrik 2021 nga ora 11:00 deri në 15:00 në hotel Interrnacional në Tirane. Në orën 16 është Ceremonia e varrimit.
Për TY
Advertisements
Thinjat t’i përkëdhela
Në belbëzime puthjesh
Kokë mbështetur mbi gjunjët e tua
Duart I ngrita
Flokët e mi
Njomi loti yt
Duart e tua
Lëmuan krifën e tët biri
Më shtrëngove në gjoksin tënd
Tik-taku zëmrës
Malli yt
Si të porsalindur
Puthe sytë e mi të lagur
Të burrit fëmijë.