Loading...

Prifti: Rama punon me vizion, plan dhe ekip, i heq kapelën për këtë

Ekonomisti Rezart Prifti tha se pandemia e koronavirusit vetëm sa e ka përkeq ësuar situatën tepër të rënduar ekonomike në të cilën ndodheshin shqiptarët.

Megjithatë, ai shtoi se diskutimi për përcaktimin e minimumit jetik, nuk e zgjidh problemin e varfërisë.

“Asnjë prej partive në fushatë nuk u tha shqiptarëve si do të reduktojë varf ërinë, por u tha që këtyre të va rfërve që janë do t’u rrisë rrogën minimale në kurriz të të tjerëve. Për të përcaktuar minimumin e nivelit jetik, nuk ka nevojë për studime, por mjafton që një person nga INSTAT të dalë dhe të pyesë për çmimet e produkteve të shportës dhe brenda ditës del shifra. Çështja është si do të zhvillohet ekonomia e qëndrueshme sepse këta dalin vetë nga minimumi jetik, nuk i nxjerr shteti”, tha Prifti, i ftuar në Ditarin e mëngjesit, në A2.

Sipas pedagogut, as qeveria nuk e ka prioritet rritjen ekonomike të vendit, që do të shërbente për përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

“I gjithë kabineti është në fazën e “konkuistadorit”. Janë në garë kush do të bëhet ministër. Do të emërohen të rinj që nuk e kanë idenë çfarë do të bëjnë. Vetë Rama po mendon për mandatin e katërt. E ka këtë të mirë, e ka vizionin afatgjatë. i heq kapelën për këtë. Punon me vizion, plan dhe ekip”, tha Prifti.

Ai kritikoi gjithashtu opozitën, për qasjen e saj. “Opozita është rre ziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare, sepse rre zikojmë që të kemi zotin Rama edhe për 4 vite të tjera. Në 3 dekadat e fundit, PS-ja ka kaluar 4 breza, ndërsa PD-ja, 0 breza. Tani nuk ka një subjekt që t’i bëjë kritika dhe i bën vetë. Opozita është e pabesueshme. Nuk është çështja te den oncimet, por personat që e përfaqësojnë opozitën. Kërkon drejtësi, por drejtësi nuk ka vetë, kërkon lu ftë kundër korr upsionit por është e kri mbur vetë”, tha Prifti.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com