Kryeministrin Fatos Nano e urdhëruan ta sillte djalin e Netës nga Parisi dhe ta emëronte ministër të Kulturës, në një kohë që Partia Socialiste kishte në Tiranë njëqind intelektualë me emra më të njohur, që mund t’i caktonte në atë post…
Nga Ambasador Shaban Murati
Në marsin e vitit të mbrapshtë 1997, kardinali i zi i politikës së Shqipërisë ko muniste në vitet 1985-1990, Sofokli Lazri, duke ndenjur në tavolinë me dy artistë të njohur dhe duke dëgjuar shqe tësimin e artistit të shquar Rikard Ljarja për gjendjen e rëndë të atyre ditëve dhe për Shqipërinë që kishte mbetur pa udhëheqës, i thotë artistit: “Mos u mërzit, sepse kemi djalin e Netës”.
Ishte marsi i viti 1997, kur nuk dihej akoma as nëse Fatos Nano do të bëhej prapë kryeministër, kurse emri i djalit të Netës figuronte në listën e të zhd ukurve. Por kardinali i zi e kishte në bllokun e tij emrin e kryeministrit të ardhshëm.
Rikard Ljarja e mori me vete bisedën e mësipërme dhe nuk e di nëse ia ka rrëfyer dikujt nga rrethi i tij shoqëror apo familjar.
Për fat në tavolinë me ata të dy ishte i pranishëm dhe një i tretë, një artist i shquar, emrin e të cilit miqësia ime me të dhe etika e privatësisë nuk më lejojnë ta ndaj me ju.
Një vit më vonë kryeministrin Fatos Nano e urdhëruan ta sillte djalin e Netës nga Parisi dhe ta emëronte ministër të Kulturës, në një kohë që Partia Socialiste kishte në Tiranë njëqind intelektualë me emra më të njohur, që mund t’i caktonte në atë post.
Derën ia hapën…
Në Shqipëri asnjë udhëheqës nuk është i rastësishëm.