Nje shqiptar eshte arrestuar ndersa shoku i tij eshte arratisur. Ata kishin krijuar banden qe ishte kthyer ne tmerrin e banoreve te Avellinos ne Itali.
Ne pranga rane nje serb dhe nje shqiptari, ndersa bashkeatdhetari i ketij te fundit eshte ne kerkim.
“Hajdutët me pushime”, sic eshte cilesuar banda me shqiptare, u arrestuan dje pasdite nga agjentët e skuadrës Flying të Policisë së Avellino.
Sipas mediave italiane, shqiptarit te arrestuar i firmosen urdhrin e debimit dhe Jetmir Shyti, do të dergohet ne Shqiperi permes portit te Brindizit kete pasdite.
Sic raportohet, kjo ishte një bande shumë e rrezikshme dhe i dhunshme, e pajisur me kamuflazh ushtarak, automjete të blinduara. Në nje rast vjedhje ne Cuneo, për shembull, anetaret e bandes kishin lene me plagë të rënda një te moshuar.
Loading...