Loading...

Besimtarët myslimanë falin Namazin/ Pamje madhështore nga Sheshi Skënderbej

Besimtarët myslimanë sot kremtojnë festën e Ku rban Bajramit e njohur ndryshe dhe si “Festa e Fl ijimit”.

Herët në mëngjes me qindra besimtarë kanë mbushur Sheshin Skëndërbej, ku kanë falur edhe namazin. Gjatë faljes së Ku rban Bajramir, klerikët myslimanë kanë bërë apel për paqe, dashuri dhe dhurim ndihme ndaj personave në nevojë.

“Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjerrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin ku rban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë”, ka thënë kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.

K urban Bajrami (“Festa e Fl ijimit”) është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të fl ijoj djalin e tij si vepër e nënsh trimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se fl ijimi i tij është pranuar tashmë.

Mishi nga kafsha e fl ijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të va rfërve dhe nevojtarëve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com