‘Quhet Kupa e së Ardhmes së Futbollit’, është një turne për të rinj në vazhdim, në të cilin po marrin pjesë Psv Eindhoven, Az Alkmaar, Bruges dhe Leipzig. Ky turne përbën lajm sepse po përdoret nga FIFA si një provë për pesë rregulla të reja, që mund të ndryshojnë përgjithmonë botën e futbollit.
Rregulli i parë: dy pjesët e lojës
Jo më dy gjysma 45-minutëshe, por 30-minutëshe. Ama me kohë reale, si në basketboll. Një ndryshim që synon reduktimin e kohës joefektive, pasi ora e gjyqtarit do të çaktivizohet në çdo ndërprerje.
Rregulli i dytë: zëvendësimet
Nëse gjatë një viti e gjysmë, për shkak të bllokimeve të diktuara nga urgjenca e koronavirusit, zëvendësimet janë rritur nga 3 në 5, FIFA po teston ndryshime të pakufizuara. Modifikimi do të bëhej i mundur nga rregulli i mëparshëm: me orën të ndalur në çdo ndërprerje. Në funksion të kohës efikase të lojës, çdo sekondë apo minutë e hu mbur gjatë zëvendësimeve nuk do të llogaritet.
Rregulli i tretë: kartonët Për të zvogëluar ndërhyrjet e dhu nshme, ato të përcaktuara në mënyrë konvencionale si “kartonët e verdhë”, FIFA po provon dë bimet nga fusha me kohë të caktuar: një paralajmërim në fakt do të rezultonte në dalje 5 minutëshe nga fusha e atij që merr kartonin e verdhë. Dën imi me kartonin e kuq, nga ana tjetër, do të mbetej siç është tani. Pra, dalje përfundimtare nga fusha (në ndeshjen në zhvillim) dhe mungesë në ndeshjen e ardhshme.
Rregulli i katërt: rivëniet anësore
Këtu ndiqni futsallin: për rivëniet anësore nuk do të përdoren më duart, por këmbët.
Rregulli i pestë: rifillimi i lojës
Këndoret dhe go ditjet standarde nuk do të kenë më detyrimin për t’ia shërbyer topin një shoku të ekipit.