Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shpërblejë veten dhe gjithë punonjësit e shtetit, po kështu dhe studentët dhe nxënësit me 5 ditë pushim në këtë fund Nëntori. Pra dy ditë të fundjavës dhe 3 ditë të fillimjavës së ardhshme. Vendimi i marrë sot nga Qeveria është publikuar në faqen zyrtare.
Çfarë ka ndodhur?
28 dhe 28 Nëntori janë pushime zyrtare për festat e Nëntorit, por duke qenë se bien ditë të martë e të mërkurë, qeveria ka vendosur që të bëhet edhe e hëna pushim (data 27 nëntor).