Loading...

Së shpejti premiera më e re në Teatrin ‘Petro Marko’, komedia ‘Jetët private’

Ata do të kthehen plot mall në takimin e ndërsjelltë e të vonuar ndërmjet tyre…!
Aktorët me publikun dhe publiku me teatrin e tij…!
Do të takohen shumë shpejt, në javën që vjen, në tempullin e shenjtë të teatrit “Petro Marko” me komunikimin e tyre të kahershëm ndjesor dhe emocional nëpërmjet artit të tyre, teatrit…!
“Jetët Private”, është komedia e britanikut Noel Coward që regjisorja Eliona Thomaraj do të sjell për ju në ditët në vijim, në një koncept e trajtim fin. Me një cast profesionistësh të aktrimit që mjeshtërisht shfaqin lojën brilante të tyre si Artan Islami, Loredana Gjeçi, Margent Caushi, Matilda Avduli e Gentian Këllçiu dhe mbështetur po aq mjeshtërisht nga kompozitori Artur Dhamo e skenografi Drini Shehu…!
Privatësia e “Jetëve Private” do të na bëhet publike javën që vjen, ndaj po punohet fort në skenën e teatrit tonë, që në takimin e munguar e të shumëpritur, publikut ti dhurohet sa më shumë kënaqësi, emocion, gëzim e freski arti…!
Që nga sot, numërimi ka filluar mbrapsht… 8,7,6…
Të gjithë kemi nevojë për teatrin, ndaj…
@ejaninëteatër…!

/Genc Demiraj

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com