“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Ata që luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i heqin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë dhe para se të lindin dielli, turistë të huaj e shqiptarë që ta shohin këtë pamje që është turp.” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, teksa ka shpërndarë një video ku shihet duke mbledhur mbeturinat në një fushë sporti në qytetin e Vlorës.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka pasur ‘përpl asje’ në distancë me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, ku një ndër kritikat është bërë edhe gjendja e qytetit me mbeturinat.
Pasi mblodhi të gjitha mbeturinat e hedhura përtokë, tha se është turp që turistët shqiptarë dhe të huaj të shohin mbeturina përtokë, ndërsa pavarësisht se nuk iu drejtua drejtpërdrejt, shënjestroi kryebashkiakun Leli në mesazhin e tij./Noa.al