Mbërritja e Sali Berishës në Pallatin e Kongreseve ku po mbahet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka bërë që të pranishmit të shpërth ejnë në ovacione për të.
“Berisha, Berisha…” ishin thirrjet që të kujton mitingjet e dikurshme që mbante kryeministri Sali Berisha me demokratët.
Partia Demokratike ka nisur këtë të shtunë mbledhjen e organit më të lartë vendimmarrës të saj, Kuvendin Kombëtar.
Fjalën hapëse të kësaj mbledhje e ka mbajtur kryedemokrati Lulzim Basha ndërsa më pas do të japin mesazhin e tyre edhe 19 drejtuesit politik të Partisë Demokratike