Eriselda Sefa është caktuar sot kryetare e Bashkisë së Lushnjes me vendim të Këshillit Bashkiak.
Ajo u votua gjatë një mbledhjeje jashtë radhe për caktimin e kryetarit të ri.
Kjo lëvizje pas arr estimit të ish-kryetarit Fatos Tushe për ko rrupsion nga SPAK.
Në “garë” për Bashkinë e Lushnjes ishin dy nënkryetarët Gentian Nushi dhe Eriselda Sefa.
Nushi u tërhoq për shkak se mban njëkohësisht edhe postin e kryetarit të PS për Lushnjen.
Në garë mbeti vetëm Sefa e cila mori okejin e 41 këshilltarëve të bashkisë.