Loading...

Rama në Greqi: ‘Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë’

Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që të shkëmbejë disa batuta në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou, në Athinë.

Rama tha se ai është kryeministri më i mirë në botë në pikturë dhe e kundërta, ndërsa shtoi se në këtë pikë tentoi që ta sfidonte George Bush dhe nuk ia doli.

“Faleminderit për atë që më përmende që jam më i miri në botë. Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë. George Bush u përpoq, por nuk ia doli sfidës, kështu që deri tani nuk ka askush që më sfidon këtu. Siç e dini ne në Ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka”, tha Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com