Masat kufizuese kundër koronavirusit kanë bërë që pronaret e lokaleve në Vlorë të zhvillojnë protestë përballë ambienteve të Drejtorisë së Pol icisë.
Ata shprehen se nëse situata nuk ndryshon, nga e hëna do të ketë mbyllje totale të bizneseve.
Një nga biznesmenët ka ironizuar edhe kryeministrin Rama, duke i thënë se do i japë dyfishin e rrogës së kryeministrit vetëm të menaxhojë lokalin, pasi po i shkon drejt falimentimit.
Ai shprehet: Ne nuk arrijmë dot të dalim në fitim dhe me këto kufizime e mbyllje ku nuk ulen taksat, por vjen po lici tek dera jo sikur jemi në turizëm, por sikur jemi në Siri.
Ne i bëjmë thirrje kryeministrit, vetëm tek ty kryeministër kemi besim që të vish të na menaxhosh lokalet dhe të ofrojmë dyfishin e pagës që merr si kryeministër, me gjithë bujarinë që kanë të gjithë vlonjatët së bashku. Do t’i kalojmë menaxherët tanë kamarier dhe lekët që do të kursejmë do t’ja japim kryeministrit me besim të plotë se ai nuk na vj edh dhe na çon drejt falimentimit.