Italia fitoi trofeun e “Euro 2020” dy ditë më pare përballë anglezëve në Wembley.
Protagonist i këtij suksesi, ishte edhe futbollisti Lorenzo Insigne.
Media italiane, Fanpage.it, ka treguar një histori emocionuese të Insignes, i cili kur ishte i vogël nuk e ka pasur jetën e lehtë.
Futbollisti shtatshkurtër por shumë i shpejtë dhe teknik, kur ishte i vogël shiste rroba në treg për të ndihmuar familjen për të jetuar.
Fabrika e këpucëve ku i ati Carmine punonte, ishte mbyllur duke e lënë të papunë, dhe Lorenzo, për të ndjekur ëndrrën e tij, punonte dhe stërvitej në rrugë pasdite.
Kur ishte 14 vjeç, ndërkohë që djemtë e moshës së tij vraponin në motor nëpër rrugët e lagjes së tij, ai e kalonte kohën e tij me top, për të bindur ata që nuk besonin te ai, duke vështruar në detajin më të vogël gjithçka që mund të mësonte nga idhulli i tij: Alessandro Del Piero.
Sot, Lorenzo Insigne mishëron ëndrrat e të gjithë atyre që luf tojnë duke pritur vetëm një mundësi, për të treguar se paraqitjet më të tr ishtuara mund të fshehin realitete të mrekullueshme.
Në këtë Europian, Lorenzo është bërë simboli i një grupi që luan pa u dorëzuar kurrë, sepse është vetëm me forcën e vullnetit të tij, që nga shitës ambulant ka arritur të veshë fanellën më të rëndësishme: numrin 10 të Kombëtares Italiane.